Jeta Osh Qef
Home

“I thuaj babit do ia vonoj një çik atë 100-cen”, si i mashtronin qytetarët avokati dhe polici në Tiranë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/07/2018 10:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Inspektori Haki Dyli, 60 vjeç, punonjës policie me detyrë trupë shërbimi në Sigurinë e godinës së Gjykatës Durrës dhe Devis Qana, 40 vjeç, avokat, pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë janë arrestuar dy ditë më parë pasi akuzohen se u merrnin qytetarëve ryshfet.

Ayta përfitonin deri në 2000 euro duke premtuar se do ndikonin tek gjyqtarët dhe prokurorët për çështje të ndryshme.

Ndërkohë shqiptarja.com ka zbardhur bisedën e policit Dyli me një person.

Në datën 2 mars të këtij viti ai i thotë:

I thuaj babit do ta sjell atë 150-ce dhe do t’ja vonoj një cik atë qindshen."

Këto para dyshohet se Haki Dyli ia kishte marrë një personi në hetimin me premtimin se do ndikonte tek gjyqtari, por që më pas i ka rikthyer. Gjithashtu në përgjime e fshehta fotografike dhe me video rezulton se polici Haki Dyli u ka marrë disa herë para qytetarëve në procese gjyqësore. 60-vjeçari ua kërkonte vetë lekët qytetarëve dhe u thoshte se ai ishte vetëm ndërmjetësuesi me gjyqtarët dhe prokurorët.

Të njëjtin rol dyshohet se ka pasur edhe avokati Devis Qana, që gjithashtu është arrestuar. Të dy u ndaluan nga Policia e Tiranës me urdhër të Prokurorisë. Pas arrestimit të policit dhe avokatit ka reaguar edhe Gjykata e Durrësit. Kjo gjykatë sqaron se arrestimi i policit është bërë pas kallzimit të kryetares së Gjykatës, Joana Qeleshi.