Jeta Osh Qef
Home

Kokainë me motorin e picave në Tiranë, kapen tre të rinjtë që punonin në Fast Food
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/07/2018 9:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin shisnin drogë të llojit kokainë.

Ata e dërgonin drogën në zona të ndryshme të Tiranës, ndërsa punonin në të njëjtën piceri.

Operacioni ka marrë emrin " Pizza porosi" për shkak se të rinjtë shpërndanin me motorin e picerisë ku punonin.

Pas hetimit të tyre policia ka ndaluar 25-vjeçarin Renaldo Dalipi i cili ishte duke lëvizur me makinën e tij "Audi" në rrugën "Gani Domi" në tiranë, kur i është gjetur një qese me kokainë.

Gjithashtu u bë kontroll edhe në Fast Food-in ku punonin tre të rinjtë.

Dy bashkëpunëtorët e tjerë janë Gersi Çeça, 28 vjeç dhe Albian Avdo, 27 vjeç.

Policia ka sekuestruar lëndë narkotike, automjet, motorr, aparate celular dhe fishekë.

Pizza porosi, arrestimi on Vidnews.