Jeta Osh Qef
Home

Nuk do e besoni çfarë rroge i ofroi Reali Ronaldos për të qëndruar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2018 9:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Real Madridi nuk dëshironte që Ronaldo të largohej nga "Santiago Bernabeu".

Mediat spanjolle raportojnë se klubi spanjoll është mërzitur shumë nga largimi i portiigesit.

Madje mësohet se ata i kanë bërë një ofertë marramendëse për ta mbajtur në ekip.

Reali i ka ofruar Ronaldos një marrëveshje të re me nga 40 milionë euro në sezon, por ai e ka refuzuar.

Nga ana tjetër, Juventusi i filloi shpejt negociatat për transferimin e Ronaldos duke përfituar nga situata.

Cristiano Ronaldo tashmë zyrtarisht është lojtar i Juventusit, ku do të përfitojë një pagë prej 30 milionë eurosh për sezon, 10 milionë më pak se oferta e Realit të cilën e ka refuzuar.

Portugezi pritet të prezantohet si lojtar i Juventusit të hënën në "Allianz Stadium".