Jeta Osh Qef
Home

Festa e trajnerit të Kroacisë pas ndeshjes po bën xhiron e botës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 12/07/2018 8:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kroacia ia ka dalë të kualifikohet në finalen e Kupës së Botës, teksa ka mundur 2-1 në shtesë Anglinë.

Pas ndeshjes, festa ka qenë madhështore aq sa lojtarët dhe stafi nuk kanë ditur se çtë bënin nga gëzimi.

Mbrojtësi Simo Vrsaljko ka menduar që të festojë në mënyrën e tij me trajnerin Zlatko Daliç.

Festa e tij ishte mjaft e veçantë, me një përqafim që u kthye në kapje mundjeje duke përplasur përtokë trajnerin dhe duke festuar sipër tij.

Pamjet kanë pushtuar me shpejtësi rrjetet sociale, pasi është cilësuar si një nga festimet më të veçanta të këtij Botërori.