Jeta Osh Qef
Home

Deklarata e fortë e zhytësve në Tajlandë: Fëmijët i droguam para se t’i shpëtonim nga shpella
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 12/07/2018 8:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nxjerrja e 12 djemve nga shpella ku kishin ngelur në Tajlandë mbajti gjithë frymën e botës pezull.

Ata duhet të kalonin përmes tuneleve të errëta e të ngushta dhe në disa vende edhe duhet të notonin.

Por pasi të gjithë ia kanë dalë dhe gjenden në spital së bashku me trajnerin e tyre një deklaratë e fortë ka dalë nga autoritetet tajlandeze.

Zhytësit kanë treguar se i droguan rëndë futbollistët e vegjël para se t’i shpëtonin dhe e gjitha kjo u bë për të mirën e tyre.

Ata nuk duhet të trembeshin gjatë zhytjes në tunelet e rrezikshme të shpellës.

Një prej zyrtarëve ka deklaruar:

Tani që rreziku kaloi mund të bëjmë shaka dhe ju siguroj se ata djem nuk do të argëtohen kurrë më shumë sesa gjatë zhytjes në shpellë.”

Të miturit qëndruan për 9 ditë brenda shpellës para se të gjendeshin dhe pinë ujin që rridhte nga muret e shpellës.

Pas gjetjes u mendua që ata të qëndronin brenda deri sa të qetësohej situata me shirat por duke qenë se parashikimet paralajmëronin mot të keq autoritetet nxituan t’i nxirrnin jashtë.

Ata janë fotografuar së fundmi në spital ku shfaqen me maska spitalore mbi fytyrë, por duken në gjendje të mirë shëndetësore dhe ia bëjnë kameras me dorë, por edhe familjeve të tyre, me të cilët nuk janë përqafuar ende, por shihen përmes një paneli të trashë xhami.

Djemtë mbahen në karantinë, pasi po kryen analizat për të parë nëse kanë marrë ndonjë infeksion të rrallë në thellësi të tokës, megjithëse mjekët thonë se gjendja e tyre e mirë duket se e përgënjeshtron këtë mundësi.