Jeta Osh Qef
Home

Po vjen në shtëpi? Kroacia i bën gjëmën Anglisë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/07/2018 22:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

"Po kthehet në shtëpi",  ishte slogani i kombëtares angleze në këtë Botëror, por tani vjen eliminimi.

Kroacia e sheh veten në finalen e Kupës së Botës. Skuadra e drejtuar nga Zllatko Daliç mundi 2-1 në shtesë me përmbysje Anglinë dhe tashmë do sfidojë Francën në finale.

Sa i përket ndeshjes, anglezët e filluan në mënyrën më të mirë të mundshme, me një gol pas pak minutash me Tripier i cili ekzekutoi në mënyrë të shkëlqyer një goditje dënimi.

Nga ana tjetër, kroatët pak nga pak rritën lojën e tyre dhe në pjesën e dytë arritën të barazonin shifrat me Perisiç me një gjuajtje mjeshtërore.

Rezultati nuk ndryshoi më deri ën vërshëllimën përfundimtare, ndonëse kroatët iu afruan edhe disa herë portës kundërshtare dhe krijuan rastet më të mira për të shënuar.

Në shtesë erdhi edhe momenti vendimtar i ndeshjes, kur një spondë me kokë e Perishiç gjeti në zonë Manxhukiç i cili mposhti Pikford për t’i dhënë suksesin 2-1 skuadrës së tij e cila ishte e aftë të administronte gjithçka deri në vërshëllimën e fundit të ndeshjes.

Kroacia në finale dhe Anglia që duhet të kënaqet përsëri, ashtu si në vitin 1990, me ndeshjen për vendin e tretë dhe medaljen e bronztë ndaj Belgjikës.