Jeta Osh Qef
Home

Pakti Rama-Tsipras, Hahn: Në Ballkan do të ketë ndryshim kufijsh!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 11/07/2018 22:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas marrëveshjes me Kryeministrin maqedonas, nuk ishin të pakët ata që prisinin ta shihnin Alexis Tsipras dhe Edi Ramën të ulur në tavolinë, të gatshëm për të negociuar të gjitha çështjet që kanë penguar prej kohësh normalizimin e plotë të marrëdhhënive me Greqinë.

Takimi në Londër ishte caktuar si afati i fundit për nënshkrimin e paktit detar mes Tiranës dhe Athinës zyrtare, por asnjëra nga të dyja palët nuk ka dhënë informacione zyrtare nëse kjo marrëveshje është arritur.

Megjithatë sipas disa raporteve, ka qënë Komisionieri i Zgjerimit të BE-së, Johannes Hahn, ai që ka dhënë detaje mbi marrëveshjen që Edi Rama po bën me qeverinë greke të Aleksis Tsipras.

Hahn është shprehur se marrëveshja që po përgatitet mes dy vendeve, do të sjellë ndryshimin të kufijve.se:

Në një intervistë, ai është shprehur se:

Pamë në negociata çështjen e emrit dhe nëse do të ketë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë, sepse atje do të ketë rikonceptim të kufijve, kjo është shumë e rëndësishme dhe kritike për qytetarët. Rrjedhimisht këtu kemi nevojë për udhëheqje për t’u kuptuar se duhet të ketë ndryshime në shoqëri…duhet të ketë ndryshime në mentalitet për të patur përparim të vërtetë në rrugën drejt Evropës."