Jeta Osh Qef
Home

I riu shqiptar heq pallton për të mbuluar lypësin në shi
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 29/06/2018 11:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Grimca shprese se ne njerëzit nuk jemi dhe gjithmonë të pandjeshëm sa i përket vuajtjeve të të tjerëve, vijnë nga qyteti i Gjilanit.

Një i ri ka hequr pallton e tij për të mbuluar një lypës që po rrinte ulur në rrugë mes shiut.

I riu, i cili, duke gjykuar nga çanta e shpinës që kishte me vete, mund të jetë në moshë shkolle, nuk ka ngurruar të heqë pallton e tij për t’i dhënë sado pak ngrohtësi lypësit.

Veç kësaj, sipas mediave në Kosovë, ai e ndihmoi të moshuarin të vishej e të mbulohej në të ftohtin e këtyre ditëve jo normale si fund qershori që jemi.

Gjeste të tilla padyshim që nuk i shohim çdo ditë dhe atëherë kur ndodhin, meritojnë vëmendjen dhe reflektimin tonë.