Jeta Osh Qef
Home

Jepet alarmi për kushtet e Bibliotekës, i njëjti skenar si me Teatrin?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 26/06/2018 15:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Që nga data 23 qershor Biblioteka Kombëtare është përmbytur dhe për këtë më shumë së 12 mijë libra rezultojnë të lagur dhe për këtë ky institucion ka shpallur gjendjen e emergjencës.

Pasditen e sotme Drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani ka mbajtur një konferencë për shtyp, ku teksa evidentoi dëmet tha që nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë përmbytje, megjithëse gazetarët i kujtuan punimet që po ndodhin para derës së Bibliotekës.

Ndër të tjera Persida Asllani u shpreh:

S’kam asnjë përgjegjësi për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare, nuk është aspak përgjegjësia ime. Unë përgjigjem për mbarëvajtjen e institucionit, jo për përmbytjen. Këtu të gjithë prej 72 orësh po punojmë që t’i bëjmë sa më të lehta dëmet. Bashkia dhe Këshilli Bashkiak duhet të mendojnë për një zgjidhje për ruajtjen e pasurisë kombëtare. Ndodhemi në situatë të rëndë, punojmë në kushte të vështira njerëzore dhe profesionale.”

E vetmja gjë që të vjen ndërmend kur dëgjon ankesat me “lot krokodili” të drejtoreshës Asllani për kushtet e mjerueshme në të cilat u ndodhka biblioteka është ngritja e një retorike që i përgatiti terrenin për shembje edhe bibliotekës ashtu sikurse po ndodh me Teatrin Kombëtar.

Cilat janë argumentet pro të shembjes së teatrit sot? Janë kushtet e papërshtatshme të godinës, infrastruktura e amortizuar, fonia, dushet, dhomat e grimit e gjithçka tjetër aq sa “specialistët” thonë që nuk mund të rikonstruktohet.

Të njëjtat gjëra identike tha edhe drejtoresha Asllani për Bibliotekën Kombëtare, kështu që nuk do ishte çudi që pas njëfarë kohe të dilte ndonjë projekt për një bibliotekë-kullë./JOQ.al