Jeta Osh Qef
Home

Ministrja e Kulturës refuzon të japë sqarime për Teatrin!
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 24/06/2018 14:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Protestat kundër shembjes së Teatrit Kombëtar vazhdojnë, sot Rama dhe Veliaj pohuan që do shembet, sakaq ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro refuzon të japë sqarime rreth kësaj çështjeje.

Jo më larg se javën e shkuar kur në Komisionoin e Medias, Kumbaro braktisi seancën duke mos pranuar të flasë rreth projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhënien e pjesës historike të Tiranës kompanisë “Fusha sh.p.k” për ndërtimin e disa objekteve shumëkatësh.

Kështu, as ditën e nesërme ministrja nuk do ejtë në seancën dëgjimore për të dhënë sqarime, pasi ka njoftuar se e axhendën e zënë.

Kjo nuk është as hera e parë dhe as e dyta, por e disata që ministrja kompetente për këtë punë refuzon të përgjigjet para Parlamentit, madje mund të themi se e injoron si çështje, pasi edhe në takimet ku ka qenë për teatrin nuk ka thënë asnjë fjalë.

Çfarë është një ministre Kulture që nuk mban përgjegjësi për kulturën e vendit ku është votuar?! Kur të gjithë flasin për teatrin, ministrja hesht… për "kukulla" janë vënë aty?