Jeta Osh Qef
Home

E rëndë në Zvicër, shqiptari humb jetën në punë
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 13/06/2018 23:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Zvicër, ku një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën, pasi është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Wildersëil të Zvicrës, ndërsa shqiptari që humbi jetën është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Ai është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

61-vjeçari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi.

Ai punonte kryesisht me shtrimin e rrugëve. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, por Policia e kantonit të Bernës ka filluar hetimet.