Jeta Osh Qef
Home

Flasin shoqet e klasës së Xhulietës: Ishte tip i mbyllur, nuk fliste kurrë për djemtë!
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/06/2018 22:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Xhuljeta Çuni u vra tek po shkonte drejt shkollës, ku po mbahej provimi i Letërsisë, por arsimi, ëndrrat dhe jeta e saj u prenë në mes më më datë 8 qershor.

Ajo u vra nga Xhaferr Mata, i cili e qëlloi për vdekje, për të vrarë më pas edhe veten. Këtë të mërkurë në shkollën “Qemal Stafa”, ndihej mungesa e saj, si vajzë dhe nxënëse e shkëlqyer me të cilën shoqet e klasës konsultoheshin para çdo provimi

Shoqet e klasës thonë se Xhuljeta ishte natyrë e mbyllur dhe se nuk fliste për marrëdhëniet me djemtë. Vajzat thonë se gjithçka që dinin për të lidhej vetëm me shkollën.

Ato rrëfejnë se:

Xhuljeta ishte një nga njerëzit më gazmorë të klasës, ishte ajo që na ndihmonte gjithmonë për të arritur objektivin tonë për një notë të mirë. Ka qenë një ndër vajzat më të dashura. Ne i thërrisnim gjithmonë Xhuli kaçurrelse që rrinte gjithmonë në bankën e parë”.

Një nga mikeshat më të ngushta të saj, që e njeh që në shkollën 9-vjeçare, rrëfen bisedën e fundit duke thënë se Xhulieta po kërkonte një uniformë për diplomimin dhe mbrëmjen e maturës.