Jeta Osh Qef
Home

Plagoset 10 vjeçari në Vaun e Dejës, niset me helikopter drejt Tiranës
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/06/2018 21:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaun Dejës ku një fëmijë 10 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë.

Mësohet se i vogli nga fshati Telum po luante me fishekzjarre, por ato i kanë shpërthyer në dorë.

10 vjeçari është identifikuar si J.Zhuri.

Sipas raporteve, një helikopter i shërbimit të emergjencës kombëtare është nisur për ta sjellë në spitalin e traumës në Tiranë.

Fshati Telum ndodhet rreth 6 orë larg Shkodrës dhe lëvizja është tejet e vështirë për shkak të rrugës së amortizuar.

Ishin banorët ata që kanë dhënë alarmin duke bërë që të nisej helikopteri për transportimin e tij.

 Foto ilustruese