Jeta Osh Qef
Home

PD-ja plas “bombën”: Në korrik do të publikojmë skandalet e ministrave dhe…
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/06/2018 21:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas publikimit të përgjimit që implikon vëllanë e Fatmir Xhafaj  në trafikun e drogës, Partia Demokratike ka paralajmëruar sot se do të publikojë të tjera skandale.

Opozita pretendon se ka prova të rënda që implikojnë zyrtarë të lartë të qeverisë deri në nivel ministrash dhe kryebashkiakësh.

Pas Bashës, një paralajmërim të ngjashëm ka bërë ditën e sotme deputeti i PD-së Ervin Salianji.

I ftuar në emisionin “News 24”, Salianji tha se kjo do të jetë “një verë përvëluese” për qeverinë, duke shtuar se shumë shpejt do të publikohen skandale që do të tronditin qeverinë “Rama”.

Ndërkohë edhe vetë Basha tha pak ditë më parë se pritet të shpërthejë diçka e madhe, e cila do trazojë nga themelet qeverinë socialiste.