Jeta Osh Qef
Home

U hodh nga makina pasi u rrah barbarisht? Del autopsia e 20-vjeçares në Itali
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 13/06/2018 20:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U raportua se u hodh nga makina pasi u rrah barbarisht të shtunën, por ende autopsia e mjekëve italianë sygjeron se Anxhela Meçani nuk është dhunuar.

Ende nuk dihen motivet e ngjarjes, por sipas autopsisë së kryer nga mjeku italian Roberto Testi, e reja nga Fieri nuk ka gjurmë dhunë në trup.

Prokurorët italianë po hetojnë hap pas hapi rastin e shqiptares, e cila humbi jetën në spitalin Moncalieri më 10 qershor, pasi u transportua në gjendje të rëndë, nga plagët e shumta që kishte marrë pasi u hodh nga makina.

Sipas mediave italiiane, ajo punonte si prostitutë në shtetin fqinj, por ende nuk dihet si dhe pse u hodh nga makina.

Ato shkruajnë se deri më tani është marrë dëshmia e një automobilisti, ndërsa janë marrë edhe imazhet e kamerave të vëzhgimit, analizimi i të cilave mund të çojë në identifikimin e autorit ose autorëve, në bordin e makinës që i shkaktoi vdekjen tragjike të shqiptare.

Misteri për vdekjen e Anxhela Meçanit thellohet për shkak të hipotezave të shumta, sipas të cilave e reja mund të jetë hedhur gabimisht nga makina, ose ky ishte dënim nga organizata që menaxhon rrjetin e prostitucionit.