Jeta Osh Qef
Home

Rama “shet” domaten e BE-së për domate shqiptare
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/06/2018 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Methomyl” dhe “Silicon Mix” janë vetëm dy prej pesticideve që u hidhen në mënyrë të paligjshme perimeve dhe frutave në Shqipëri dhe sipas specialistëve efektet e këtyre kimikateve tek konsumatori janë vrasëse.

Pesticidet përdoren si preparat për vrasjen e insekteve tek frutat dhe perimet, mirëpo është shumë i dëmshëm për organizmin e njeriut pasi depërton lehtë. Madje, efektet e tij prekin zemrën dhe trurin duke shkaktuar probleme serioze deri tek vdekja.

Kontrolli Ushqimor në vend është inekzistet dhe referuar numrit të vdekjeve sipas Institutit të Shëndetit Publik 4000 persona ndërrojnë jetë në një vit nga kanceri.

Ushqimet janë shkaktari kryesor për shfaqjen e sëmundjeve dhe vdekjeve, por postimi i fundit i Ramës në Facebook mëton të jetë mbulesa më e mirë e gjithë diskutimit publik të shtruar së fundmi për pesticidet kanceroze në perime dhe fruta.

Rama shkruan:

Prodhimet bujqësore shqiptare problematike?
Një shembull: Vetëm një kompani shqiptare, ka grumbulluar dhe eksportuar deri tani mbi 6000 ton domate e kultura të tjera bujqësore, në 12 vende të Bashkimit Europian dhe analizat e kanë nxjerrë përqindjen e mbetjeve kimike në domaten shqiptare e në të tëra kulturat e tjerat, nën normën e lejuar nga BE-ja😀
Dhe e dyta, asnjë, absolutisht asnjë produkt bujqësor shqiptar i eksportuar këtë vit në vendet e BE-së, nuk ka rezultuar mbi normën e lejuar të mbetjeve kimike në hapësirën europiane👏
Kjo nuk do të thotë se çfarë është thënë, qoftë për pesticidin e rrezikshëm që u kap në Shqipëri a qoftë për problematikën e vjetër të kontrollit të sigurisë së prodhimeve tona bujqësore, është një fantazi mediatike pa asnjë bazë! Jo, në asnjë mënyrë, pesticidi i rrezikshëm ishte real e po ashtu problematika është reale. Padiskutim! Por sot, faktet thonë se kontrolli i sigurisë mbi prodhimet bujqësore është më i fortë se sa kurrë më parë dhe prodhimet problematike nuk janë rregulli, po raste përjashtimore që përforcojnë rregullin👍
Thënë sa më lart, duhet nënvizuar se nevoja për modernizimin e mëtejshëm të kontrollit të sigurisë ushqimore dhe rritjen e mëtejshme të efikasitetit të tij në gjithë territorin e mbi çdo produkt, është absolutisht reale dhe duhet adresuar përditë😊”

Fakt: Kompania shqiptare (anonime) për të cilën Rama shkruan se ekporton në 12 vende të BE-së, e ka të ndaluar me ligj dhe në mënyrë kategorike që të përdorë kimikate në produktet bujqësore që eksporton jashtë. Ligji që ndalon përdorimin e kimikateve tek frutat dhe perimet është nga rregullat më strikte të BE-së për sigurinë e shëndetit të konsumatorit, i parashikuar të zbatohet në çdo produkt që hyn brenda kufijve të shteteve të BE-së. Kështu që një rregull të imponuar nga BE, Rama nuk ka pse e shet si sukses të qeverisë së tij, sepse po u referohet produkteve që eksportohen jashtë Shqipërisë. Produktet që konsumojnë shqiptarët nuk e dimë se ç’janë, por vetëm natyrale s’janë.

Po ashtu është fakt që Rama e pranon se në Shqipëri qarkullon pesticidi i rrezikshëm dhe përveç sekuestrimit të 3 tonëve mish të kontaminuar, Drejtori i Përgjithshëm i AKU-së, Agim Ismaili nuk ka dhënë asnjë prononcim për çështjen e helmimit të frutave dhe perimeve.

Madje vijojnë të mbushin tregjet e fruta-perimeve (shqiptare jo ato të BE-së) pa pasur asnjë aksion kontrolli ndaj tyre.

Gjithashtu Shqipëria mban rekord të vdekjeve në rajon për kancerin që prek sistemin nervor dhe trurin me 7.2 vdekje për 100 mijë banorë, ndiqet nga Bosnja me 7.1 vdekje në 100 mijë banorë. Kjo kategori kanceri shkakton më pak vdekje në Maqedoni, Serbi dhe Malin e Zi me përkatësisht 6.9 dhe 6.4 vdekje për 100 mijë banorë./JOQ.al