Jeta Osh Qef
Home

S’ka më barka dhe anije, ka vetëm boçe hashashi në Shëngjin
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 13/06/2018 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Hashashi në Shqipëri prodhohet, shitet, konsumohet, importohet por edhe hidhet në det.

Sot në bregdetin e Shëngjinit një qytetar ka filmuar një sasi të konsiderueshme boçesh hashashi në det, të cilat “lundronin” të qeta.

Qytetari tha për JOQ.al:

Përshëndetje JOQ, deti me hashash! Sot i kam filmuar këto pamje dhe i pashë nga afër boçet e hashashit edhe pse nga larg nuk dallohen shumë mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që në bregdetet shqiptare dalin sasi lëndësh narkotike, pasi edhe vjet në Gjirin e Lalëzit deti nxori hashash të paketuar blindueshëm kundër ujit.

Sigurisht që me gjithë këtë sasi hashashi që kultivohet në vend nuk është çudi të na dalë edhe nga dera e frigoriferit kur e hapim, e jo më nga gjithë ky det, i cili është kthyer në rrugë të sigurtë për trafikantët, VIP-a apo të thjeshtë qofshin.

Megjithatë mbetet një problem, duket sikur po shpërthen nga të gjitha anët dhe vetëm shteti nuk e sheh…ose bën sikur.

Video nga hashashi në det: