Jeta Osh Qef
Home

Qytetari përplaset me Ramën në Durrës: Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 11:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm ditën e sotme në panairin e punës në Durrës. Sot është dita e dytë që qeveria Rama po qëndron në qytetin bregdetar, por nuk kanë munguar incidentet me qytetarët.

Disa prej tyre kanë kërkuar të takojnë Ramën nga afër, por nuk janë lejuar nga garda.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se një nga qytetarët, Avdyl Sula teksa tentonte t’i afrohej Ramës, është ndaluar nga forcat e sigurisë.

Ai ka thënë:

Zoti Edi Rama, të lutem shumë. Dua ta takoj. Kërkoj një ndihmë. Kam që në mëngjes! Edhe Enveri të takonte, Edi s’takon”.

Pamjet: BalkanWeb