Jeta Osh Qef
Home

“Pallë ariu” edhe në provimin e matematikës, del teza
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 11:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vijojnë skandalet me ministrinë e Arsimit në vendin tonë.

Teksa të gjithë maturantët sot i janë nënshtruar provimit të matematikës, duket se nuk e kanë pasur aspak të vështirë të kopjojnë e të futen me pajisje elektronike, të tipit celularë, nëpër provime.

Edhe në këtë provim të rëndësishëm ka dalë teza, teksa maturantët kanë qenë duke iu nënshtruar testit.

Sikurse në provimin e letërsisë, edhe këtë herë rastin e denoncoi deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi.

Krahas fotove, ai shkruan:

Ja dhe testi i matematikës sot!
Të presim cfarë do na thotë Ministrja.
Unë them më mirë të heshtë e të fillojë të bëj punë e jo propagandë boshe".