Jeta Osh Qef
Home

Plumb kokës politikanit, po bënte selfie me mbështetësit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 11:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Videoja e ekzekutimit me plumb në kokë e një politikani në Meksikë, ka bërë xhiron e internetit.

Viktimë është Fernando Purón, drejtues i bashksië Piedras Negras, i cili ka luftuar në çmontimin e krimit të organizuar në shtetin e tij.

Pamjet e vrasjes së rëndë tregojnë një burrë të veshur me të zeza, i cili ecën pas politikanit 43-vjeçar dhe me gjakftohtësi e qëllon atë në kokë.

Puron ishte duke bërë një selfie me mbështetësit në moementin e vrasjes.

Politikani u dërgua në spital, ku edhe ndërroi jetë disa orë më vonë.

Puron ishte i njohur për luftën ndaj kartelit të drogës Los Zetas. Vdekja e tij e çon në112-të numrin e kandidatëve politikë që vriten në Meksikë që nga shtatori i vitit të kaluar.