Jeta Osh Qef
Home

Televizionet shqiptare i “mbyllin gojën” Robert Ndrenikës, bëjnë Ruçin me zë
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është e turpshme mënyra se si media, e cila ka në dorë fuqinë për të treguar zërin e popullit e për të kritikuar, aty ku ka nevojë e vend për kritikë, politikanët, përherë zgjedhin t’u bëjnë fresk këtyre të fundit.

E njëjta gjë ka ndodhur ditën e sotme, kur aktori Robert Ndrenika ka marrë fjalën për të folur në Komisionin e Medias, në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe kërkesën për interpelancë që kishin bërë me ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila nuk u paraqit ditën e sotme.

Një pjesë e madhe e televizioneve informative, me të filluar Ndrenika, shkëputën lidhjen live nga Komisioni i Medias dhe nisën transmetimin nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, ku po fliste kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ai përmendte sukseset e qeverisë në fushën e bujqësisë, ndërsa edhe një herë Ndrenikës i mbyllën gojën, duke e lënë pa fjalë.