Jeta Osh Qef
Home

PS s’ua “var” për teatrin, kërcënon Ndrenika: Do fillojë lufta!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 10:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Partia Socialiste ka bojkotuar ditën e sotme komisionin e Medias, i cili drejtohet nga deputetja e opozitës, Albana Vokshi dhe sot do të flitej për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ky bojkotim nga ana e mazhorancës ka acaruar gjendjen dhe ka bërë që artistët e pranishëm të mos i kursejnë fjalët e tyre.

Ka qenë aktori Robert Ndrenika ai që është ndier i fyet nga ky bojkot. Ai është shprehur se askush nuk i dëgjon dhe se ka ardhur kohë të nisë lufta.

Ndër të tjera, Ndrenika tha:

Faleminderit që na thirrët dhe po na dëgjoni.
Personalisht doja që të ishin edhe deputetët e PS. Që bojkoti i tyre tregon se këtu duhet të fillojë lufta, jo me Korenë e Veriut, por duhet të fillojë lufta.
Që në fillim unë erdha që tu flisja, të hyja në debat me ta, por nuk kam çfarë të them.
PPP-ja me tokën e Teatrit Kombëtar është shqeto vjedhje, grabitje.
Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.
Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.
Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve.
Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.
Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresh do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin".