Jeta Osh Qef
Home

Detaji misterioz/Pse Kim Jong Un ndërroi urgjent stilolapsin gjatë firmosjes së Trump?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 10:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Takimi i djeshëm mes Donald Trump dhe Kim Jong Un, pa diskutim që mund të cilësohet si një ndër momentet historike në botë.

Të shumta ishin mediat që raportuan çdo detaj që u pa e nuk u pa në këtë takim.

Ajo që u "kap" me vonesë, ishte një detaj i vogël, gjatë momentit të firmosjes së deklaratave mes dy liderëve në Singapor.

Teksa Trump kishte marrë stilolapsin në dorë dhe po bëhej gati të hapte dosjen për të nënshkruar, një femër i afrohet me shpejtësi Kimit dhe i ndryshon stilolapsin.

Arsyeja e këtij veprimi të pakuptimtë nuk dihet, ndërsa i gjithë takimi u zhvillua nën masa të rrepta sigurie, pasi ishte e lartë frika e helmimit të liderëve, apo një tentativë e mundshme vrasjeje.