Jeta Osh Qef
Home

Ka më shumë se 56 milionë euro në bankë, kjo është deputetja më e pasur në Kosovë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 10:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në listën e deputetëve më të pasur në Kuvendin e Kosovës është patjetër deputetja Jelena Bontic.

Ndonëse për shumëkënd mund të duket e pabesueshme kjo deputete ka deklaruar vetë se në bankën Komerciale Serbe në Leposaviq ka të depozituara plot 56 milionë euro.

Deputetja i përket Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës ndërsa është ndoshta deputetja më e pasur në Kosovë, të paktën me aq sa kanë deklaruar.

Jelena Bontic ka deklaruar gjithashtu se ka të depozituar në NLB një shumë tjetër prej rreth 22 mijë euro.

Si dhe ka në pronësi një banesë që ka vlerën e 20 mijë eurove.