Jeta Osh Qef
Home

Sherr mes femrave, punonjësja qëllon drejtoreshën se i zuri parkimin
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 9:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Komuna e Drenasit i ka ndarë me emra parkingjet të gjithë zyrtarëve të saj. E pikërisht parkingu është bërë sot shkak i një mosmarrëveshje mes drejtoreshës së Inspeksionit, Aurora Berisha dhe zyrtares së administratës, Ganimete Drevishi-Dibrani.

Berisha kishte shkuar sot në punë pa makinë dhe vendin e saj në parking e kishte zënë zyrtarja e administratës. Më pas Berisha ka njoftuar policinë se kolegia e saj i ka zënë parkingun.

Me të marr vesh Ganimetja që është lajmëruar policia, e sulmoi fizikisht Berishën. Lajmin e ka konfirmuar vet Berisha, e cila tha se ishte sulmuar fizikisht.

Ajo u shpreh:

Po, jam sulmuar fizikisht nga zyrtarja e administratës".

Më tej, Berisha ka kontaktuar edhe me policinë, të cilët gjithashtu kanë konfirmuar për mosmarrëveshjen që ka ndodhur mes dy grave.