Jeta Osh Qef
Home

Minatorët protestë paralajmëruese para Kryeministrisë: Na jepni zgjidhje ose…
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 10:16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka nisur këtë mëngjes një protestë para Kryeministrisë, ku minatorët janë mbledhur duke kërkuar miratimin e statusit të tyre.

Minatorët kanë paralajmëruar protestë pa afat deri sa të plotësohen kërkesat e tyre.

Ata kërkojnë që të paktën për dy javët e ardhshme problemi i tyre duhet të marrë një zgjidhje përfundimtare.

Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë shprehet se nuk do te presin pastrimin e skemës se pencioneve nga abuzuesit, që të miratohet statusi i tyre, duke qene se ky proces është zvarritur prej vitesh nga shteti shqiptar.

Kjo kategori punë, e cila paraqet rrezik të lartë, në mos vdekjen e sigurtë, shkakton një sërë problemesh serioze me shëndetin, por nuk ka status.