Jeta Osh Qef
Home

Në shesh, shkallë dhe rrugë, qindra njerëz kalojnë natën në Kishën e Laçit
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 13/06/2018 9:39

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e djeshme në Kishën e Shën Ndout qindra njerëz kanë shkuar në Laç dhe kanë kaluar natën aty.

Besimtarë të krishterë kanë kaluar shumë kilometra trafik të rënduar dhe janë përballur me sfidën për të realizuar një nga ritet fetare më të rëndësishme në këtë Kishë.

Mirëpo aq shumë njerëz kishte sa që ishte mision i pamundur të mbërrije në brendësi të kishës.

Qindra prej tyre kanë fjetur në sheshin kryesor jashtë kishës, në shkallë, apo në rrugët hyrëse duke krijuar edhe rrezikun e shtyrjeve apo rrëzimit të pelegrinëve. Siç e shihni në videot e mëposhtme situata e mbrëmshme dukej thuajse e paimagjinueshme.

Në vend ishin edhe shumë policë të cilët kanë qëndruar për thuajse 20 orë në trafik duke menaxhuar qytetarët që të ngjiteshin në Kishë.

Pelegrinët do të vijojnë festimet sot për ditën e Shën Andonit.