Jeta Osh Qef
Home

“Miku i veçantë”, me kë e festoi Rama 27-vjetorin e PS-së?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 9:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku tregon se Kryeministri Edi Rama ka qenë duke festuar 27-vjetorin e Partisë Socialiste me kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon, në qytetin e Durrësit.

Berisha bën ironi me Ramën, teksa thotë se po festojnë shndërrimin e PS-së në Partinë Siçiliste.

Lideri historik i PD-së shkruan:

Tek Vollga, Noriega me Gjushin dhe kusur para 30 min po festojne shnderrimin e Partise Socialiste ne Parti Siçiliste! sb"

Kujtojmë se prej ditës së djeshme Rama dhe kabineti qeveritar ndodhen në Durrës në turin e radhës së llogaridhënies publike, ku ndër të tjera kanë zhvilluar takime dhe aktivitete me rastin e 27 vjetorit të PS.