Jeta Osh Qef
Home

Arrestohet deputeti Pacolli
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13/06/2018 7:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ndodh shpesh herë që deputetët shqiptarë të përfundojnë në prangat e policisë, ndaj të tilla ngjarje bëjnë bujë në vend.

Kështu, ditën e djeshme,  rreth orës 15:00, është arrestuar deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e AKR-së, Islam Pacolli.

Policia e Kosovës bën me dije se arrestimi i Pacollit ka ndodhur pasi ky i fundit nuk i ka përfillur urdhrat e një efektivi policie, teksa kishte dashur të futet në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë.

Pacolli është shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje për të sqaruar më tej situatën.