Jeta Osh Qef
Home

Amerikanët listojnë qytetin shqiptar si destinacion të pavlerësuar
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 12/06/2018 15:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Amerikanja “ThisInsider” ka publikuar një artikull të titulluar “40 nga destinacionet më të nënvlerësuara të udhëtimit nëpër botë” dhe një vend në këtë shkrim e zë edhe Saranda.

Përshkrimi i Sarandës nga amerikanët:

Saranda, një vendpushim në rivierën shqiptare është po aq e njohur për rrënojat arkeologjike sa çështë edhe për plazhet e saj.

Në këtë qytet do gjeni edhe eshtrat e sinagogave nga shekulli i 5-të, por po ashtu në Sarandë do gjeni edhe site të Trashëgimisë Botërore mbrojtur nga UNESCO. 12 milje jashtë qytetit gjeni Butrintin, i cili gjatë historisë së tij funksiononte si një koloni greke, qytet romak dhe një peshkop.

Nëse preferoni të merrni ca rreze dielli duhet të frekuentoni plazhet më të famshme të zonës si “Pasqyrat”, “Santa Quaranta” dhe Plazhin e Pulëbardhave. Si një bonus shtesë, ishulli grek i Korfuzit është vetëm një udhëtim i shkurtër me traget larg.

Lista e plotë me 40 destinacionet botërore të nënvlerësuara:

Valparaíso, Kili
Begen, Norvegji
Sarandë, Shqipëri
Anguilla, Karaibe
Fshati Shirakaëa, Japoni
Liqeni Bohinj, Slloveni
Parku Kombëtar “Tsitsikamma”, Afrika e Jugut
Hill Country, Texas
Garni Gorge, Armeni
Ishujt Faroe,. Danimarkë
Calgary, Alberta, Kanada
Puglia, Itali
Kopshti botanik “Oedo”, Kore e Jugut
Ishujt Assateague, Virginia fje Maryland në SHBA
La Roque-Gageac, France
Lihteshtejn
Leon, Nikaragua
Plazhi Nairn, Skoci
Extremadura, Spanjë
Salta, Argjentinë
Hobart, Tasmania, Australia
Parku “Cavan Burren”, Irlandë
Ishujt Pangor, Malajzi
Ahmedabad, India
Gatlinburg, Tennessee, SHBA
Český Krumlov, Republika Çeke
Ishujt Gozo, Malta
Ishujt Aposlte, SHBA
Mani Peninsula, Greqi
Malaëi, Afrikë
Helsinki, Finlandë
Sintra, Portugali
Bukovina, Rumani dhe Ukrainë
Taipei, Taiëan
Durban, Afrika e Jugut
La Paz, Bolivi
Ladakh, India
Dakar, Senegal
Guayaquil, Ecuador
Taranaki, Zelanda e Re.