Jeta Osh Qef
Home

“U ula të ha bukë, po ha suvanë e shtëpisë time”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 04/06/2018 16:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drama e Zharrëzës nuk ka përfunduar ende edhe pse ka kaluar më shumë se një vit qëkur shtepitë e tyre u shembën nga tronditjet e shkaktuara prej shpimet e naftës në këtë zonë.

Shpimet kanë ndaluar, sepse banorët e Zharrëzës nuk ndalën protestat, por asgjë nuk është bërë për premtimin që qeveria u dha, duke u thënë se do i dëmshpërblente.

Shumë shtëpi, për të mos thënë të gjitha, u vlerësuan si të pabanueshme, institucionet injorojnë rrezikun që u kanoset banorëve dhe ia pasojnë njëra-tjetrës përgjegjësinë për përmbylljen e procesit të shpërndarjes së fondeve.

Ditën e sotme në redaksinë e JOQ.al ka ardhur një denoncim me pamje therëse.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ! Jam njëri prej grevistëve të Zharrëzës dhe kjo foto është bërë në shtëpinë time sot, teksa u ula për të ngrënë bukë, por po ha suvanë e shtëpisë time.”

I pyetur nëse vazhdojnë ende tronditjet, qytetari u shpreh se ato nuk janë ndjerë më, por dëmshpërblimet nuk i kanë marrë akoma.

Ai përfundoi:

Shteti nuk i ka dhënë akoma dëmshpërblimet e shtëpive, ka dhënë vetëm një përqindje të vogël. P tallen me VKM-të e tyre dhe me banorët e Zharrzës.
Shtëpia ime është në listën e të dëmtuarave rëndë dhe ne akoma nuk kemi marrë lekët e plota, të cilat do na mbyllnin ndonjë “vrimë” dhe jetojmë në këtë shtëpi që po rrënohet përditë.”