Jeta Osh Qef
Home

Edhe sa të rinj duhet të vdesin që të japësh dorëheqjen ministër?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 27/05/2018 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Erald Uzuni 26 vjeç dhe Klodian Vladi 21 vjeç janë dy të vdekurit nga aksidenti i djeshëm në Milot, duke çuar në 9 bilancin tragjik në rrugën famëkeqe prej 7 kilometrash në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut, sapo del nga Lugina e Patokut.

Më 1 maj të këtij viti po në këtë vend vdiqën tre djem të rinj, 17, 20 dhe 22 vjeç.

Dje me 26 maj ikën nga shoqëria jonë edhe 2 të rinj dhe asnjë zë nuk pipëtin nga Ministria e Infrastrukturës, Damian Gjiknuri sërish refuzon të mbajë përgjegjësinë që i takon, morale dhe profesionale.

Çfarë do një ministër në krye të detyrës kur rrugët nga Vermoshi në Konispol marrin çdo ditë jetë njerëzish. Lapsus, jo rrugët, as gropat e rrugëve, as shpejtësia vret shteti!

Marrëveshjet e tenderave fluturojnë sa nga një zyrë sa në tjetrën, fryhen llogaritë bankare me milionat e tyre, por veç në punë nuk futen.

Gropat në rrugët e Shqipërisë së vitit 2018 janë kthyer në sinonim te vdekjes dhe ministri Damian Gjiknuri nuk jep dorëheqjen, edhe sa vdekje tjera duhet të shënohet?! Edhe sa të rinj shqiptarë duhet të vdesin që kjo të ndodhë?!

Fatkeqësisht duket se shumë, sepse ministri në fjalë ka ende për të mbajtur konferenca mburrjeje dhe firma për të hedhur.

Superstrada Laç-Fushë Krujë është në gjendje të mjerueshme, komplet e amortizuar dhe tentativat për të shmangur gropa e kanale marrin jetë njerëzish.

Por, aspak më mirë nuk paraqitet situata as në akse tjera rrugore, kujto autostradën Tiranë-Durrës, Tiranë-Elbasan, seksionet pranë Kukësit të Rrugës së Kombit, autostrada Lushnjë-Fier, pa qenë nevoja të përmenden me emra të gjitha rrugët dytësore në mbarë vendin.

Lind nevoja për përsëritjen e pyetjes së ngritur më sipër: Edhe sa të rinj duhet të vdesin që ministri Gjiknuri të japë dorëheqjen?!/JOQ.al