Jeta Osh Qef
Home

Pamje të rënda brenda kopshtit, edukatorja shtyn dhe godet vogëlushen
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Wed May 16

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kjo video e publikuar në rrjetet sociale ka ngjallur polemika të shumta, pasi pamjet janë regjistruar brenda një kopshti.

Kamerat e sigurisë, tregojnë një edukatore e cila keqtrajton një nga fëmijët.

Pasi e shtyn me forcë drejt tavolinës, ku dhe vogëlushja përpiqet të ulet, ajo i  heq karriken dhe e vogla bie në tokë.

E qara dhe lotët e saj nuk i  bëjnë përshtypje edukatores mizore, e cila duket se ka për qëllim vetëm ta torturojë.

Video nuk dihet se ku është bërë, por ajo ka gjeneruar komente dhe reagime të shumta dhe ka ngritur një pikëpyetje të madhe, lidhur me atë se sa të sigurtë janë fëmijët në kopshte?

Pamjet e mëposhtme mund të jenë shqetësuese: