Jeta Osh Qef
Home

Bonuçi nuk i përmban dot lotët për Astorin, lë në mes intervisën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

bonuciMilani u mund mbrëmjen e sotme 0-2 nga Arsenali, ndeshje e vlefshme për Europa League.

Pas ndeshjes, kapiteni i Milanit, Leonardo Bonuçi, gjatë lidhjes direkte për ‘Sky Sport’ nuk mundi të vazhdonte intervistën për shkak se u pyet për Davide Astorin.

Ish-kapiteni i Fiorentinës u nga jeta pak ditë më parë në mënyrë tragjike dhe Bonuçi ishte një nga miqtë e tij më të mirë.

Nuk pata mundësi për t’i dhënë lamtumirën. Por, i them lamtumirë Davide. Ishte perfekt nga çdo këndvështrim. Më ka prekur shumë largimi i tij. Do ta kem gjithnjë me vete. Është një mik i madh dhe një njeri i madh”, tha Bonucci duke u larguar mes lotësh.