Jeta Osh Qef
Home

Lubonja “analizon” kontenierin me drogë: E patë kë kishte avokat shoferi?
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Analisti i njohur Fatos Lubonja ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me kontenierin e bananeve të kapura në Maminas të Durrësit.

I ftuar në emisionin “Studio e hapur” të Eni Vasilit, Lubonja tha se  “të besosh se kjo gjë është pa mbështetje, do të thotë të jesh naiv”.

Lubonja u shpreh:

Se cilat janë këto struktura këtu është pikëpyetje e madhe, janë të lidhur me politikën, apo vetëm politika apo strukturat e krimit të mirëorganizuara, kjo eshte pyetja. Flitet per operacion te suksesshëm te policisë, vërtet u kapën 613 kg kokainë, por unë me të suksesshëm kam parasysh kur doli cështja Tahiri-Habilaj, doli që hetimet italiane, të koordinuara me përgjime, pas një pune 3-4 vjecare kapën një rrjet kriminal. Pakot ishin me kod, që nënkupton që ky numër i shkon këtyre, ky i shkon atyre, pra me ndarje, nuk e dimë sa grupe janë. E parë kë kishte avokat shoferi? Maksim Haxhinë, është avokat i shtrenjtë, edhe i Tahirit për ironi, pra dikush ja ka paguar, janë pikërisht ata që nuk u kapën. Kjo ndërprerje e këtij operacioni që duan të na e shesin si të suksesshëm, po të isha unë prokuror haopja cështje për të ndjekur kush e ka ndërprerë, ka ndërprerje apo është rastësi, na paskan kaluar 90 e ca kontenierë dhe keta paskan bere qejf”.

Capture