Jeta Osh Qef
Home

“Manjati i duhanit” zemëron fansat me foton që poston për 8 mars
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Fri Mar 9

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

“Manjati i duhanit” i ka zemëruar të gjithë fansat ditën e sotme.

I njohur me emrin Beynon, ai kishte zgjedhur që në ditën ndërkombëtare të gruas të postonte një foto, e cila do të gjeneronte mjaft komente.

Në foton e postuar në Instagramin e tij, shihen dy vajza të cilat janë të shtira në krevat dhe mbi to qëndron vetë Beynon.

Ky i fundit është shtrirë sipër tyre, teksa të dyja kanë formuar gërmën "W".

Ngjitur me ta shihet gjithashtu edhe një vajzë tjetër e cila gjysmë nudo pastron tapetin me fshesën me vakum.

Në foton e postuar në Instagram, bosi i duhanit ka shkruar thjesht një hashtag #InternationalWomensDay që do të thotë Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Një lumë komentesh kanë vërshuar kundra tij menjëherë pas këtij postimi.

Të shumtë janë ata që i thonë “turp të kesh”, ndërsa disa të tjerë kanë thënë se nuk do ta ndjekin më, pasi ka ulur shumë vlerën e femrës.