Jeta Osh Qef
Home

Basha bën deklaratën e fortë: Ky është biznesmeni rus në listën e zezë që takoi Rama
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kreu i Partisë Demokratike ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Opinion” moderuar nga gazetari Blendi Fevziu.

Prej ditësh në media qarkullojnë spekulime se një kompani ruse ka lobuar në favor të PD.

Ai deklaroi në studio për publikun se ndikimi ka prekur politikën shqiptare dhe kryeministrin e vendit, Edi Ramën.

Basha hodhi akuza mbi Ramën duke rrëfyer se ai ishte takuar me Genadi Timçenkon, themeluesin e kompanisë së naftës Gunvor fillimisht në zyrën e tij dhe më pas jashtë saj.

Timçenko, sipas Bashës, është në listën e zezë të autoriteteve amerikane.

Ai u shpreh:

Genadi Timçenko ka hyrë në listën e zezë të autoriteteve amerikane për shkak të shkeljeve të saksioneve në Ukrainë”.