Jeta Osh Qef
Home

Meta ndryshon mendje për detin: Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

26023864_1620260141353586_1536893441519235673_oDitën e djeshme kryeministri Rama dhe presidenti i vendit Ilir Meta u takuan në Presidencë dhe zhvilluan një bisedë, që zgjati rreth 60 minuta.

Ky takim erdhi pas debatit për çështjen e detit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati i ka dorëzuar kërkesën për marrjen e autorizimit për plotfuqishmërinë Presidentit Meta.

Ndërsa mbrëmjen e sotme presidenti ka folur sërish për çështjen e detit dhe ka komentuar sërish çështjen e negociatave me Greqinë.

I ftuar në “Real Story” Meta tha:

Marrëveshja është e jashtëzakonshme sepse nuk ndodh gjithmonë të diskutohet territori, është e jashtëzakonshme sepse para një dekade u shpall e pavlefshme marrëveshja e vitit 2009. Na duhet ta zgjidhim një herë e mirë dhe në mënyrë të qëndrueshme. Në mënyrën më të drejtë për të dyja vendet dhe të pakontestueshme njëherë e përgjithmonë. Jam në përmbushje të detyrës sime për shkak të Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, i cili nuk përcakton kriteret juridike për marrëveshje të tilla, apo për bërjen e një marrëveshje të re duke dhënë të gjitha argumentet. Gjykata Kushtetuese është si kushtetuta."

I pyetur nëse do t’a jap autorizimin, Presidenti tha se ajo që ai ka kërkuar që në fillim kanë qenë informacionet sipas vendimit të Kushtetutës.

Ai tha:

 Nuk kam thënë ndonjëherë që nuk jap autorizimin. Të gjithë po e ndjekin këtë proces me shumë kujdes. Nuk ndikohem nga ato që thuhen në Greqi."