Jeta Osh Qef
Home

Në kërkim për kamionin me kokainë, Arbër Cekaj i martuar me një gjermane
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pronari i kompanisë "Arbri Garden" që porositi bananet në Kolumbi, në kamionin e të cilave kishte 613 kg kokainë mund të shpallet menjëherë në kërkim ndërkombëtar.

Arbër Cekaj është shpallur në kërkim në vendin tonë pas kapjes së kamionit, por avokati i tij ka deklaruar se Cekaj ndodhet në Gjermani dhe nuk do të vijë këtu pa u sqaruar situata.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar në News 24 se Cekaj është i martuar me një shtetase gjermane dhe mban edhe mbiemrin e saj gjerman, pra mbiemrin Jansen dhe kjo martesë është e ligjshme.

Gazetarja tha se ka një sërë letërporosish të nisura nga prokuroria e Krimeve të Rënda në Kolumbi, Ekuador, Maltë e Gjermani. Sipas saj, do të pyeten autoritetet e huaja në Maltë e në Gjermani, ku do pyetet për aktivitetin që Arbër Cekaj, për kontaktet që ka në këtë shtet, personat që ka kontakte, nëse ka shkembime në fushën e biznesit.

Ditën që u zbulua droga në kontenier, oficerët e policisë gjyqësore thonë që pasi kanë hyrë në kontenier rezulton që në pjesën e djathtë, fundore të kontenierit, ka pasur ndërhyrje, llamarina ishte e lëvizur dhe kishte gjurmë silikoni, cka sipas gazetares ngre dyshime të forta që kontenieri mund të jetë hapur edhe në autoritetet e vendeve të tjera.

Ditën e kontrollit ka pasur një debat të ashpër mes agjentëve të hetimit doganor dhe policisë, pasi kjo e fundit kërkonte që kamioni të lëvizte për të shkuar në destinacion, ndërsa hetimit doganor nuk donte këtë gjë, duke këmbëngulur se e kishin pikasur drogën ata.