Jeta Osh Qef
Home

Formacionet zyrtare/ Xhaka sfidon Milanin, Gatuzo i beson sulmin një 20-vjeçari
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

UntitledNë orën 19:00, Milani dhe Arsenali zhvillojnë ndeshjen e parë mes tyre, të vlefshme për fazën e 1/8-ave në Europa League.

Ndeshja e sotme cilësohet edhe si një finale e parakohshme në këtë kompeticion, dhe premton spektakël.

Gatuzo i beson majën e sulmit një 20 vjeçari si Cutrone ndërsa nga ana tjetër titullar me Arsenalin luan mesfushori shqiptar, Granit Xhaka.

Formacionet zyrtare:

Milan: Donarumma, Kalabria, Bonuçi, Romanjoli, Rodriguez; Kesie, Bilia, Bonaventura; Suso, Kutrone, Çalhanoglu

Arsenal: Ospina, Çejmbërs, Koshielni, Mustafi, Kolashina, Xhaka, Ramsej, Uilshajr; Mkhitarian, Ozil, Uellbek