Jeta Osh Qef
Home

Gruaja e Boateng poston foton familjare, por harron detajin që i fëlliq keq
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrjetet sociale janë bërë aq të përdorura sa askush nuk qëndron pa to. Por ndonjëherë duhet patur kujdes me videot apo fotot që hedhim pasi mund të na shpëtojë ndonjë detaj që nuk dëshirojmë.

"Viktimë" kësaj here është bërë Melissa Satta, gruaja e ish-futbollistit të Milanit, Kevin Prince Boateng.

Ajo ka postuar një foto familjare ku shihet me bashkëshortin e saj dhe djalin e tyre e vogël mes tyre në divanin e shtëpisë.

Pas kësaj ajo ka shpërndarë edhe një video ku shihet i shoqi duke luajtur me djalin.

Për fatin e tyre të keq, Boateng shfaqet në foto me çorape të grisura dhe kjo ka bërë që të gjithë të tallen me çiftin dhe sidomos me futbollistin.

Natyrisht që çorapet edhe grisen shpesh te thembra, por kjo nuk e justifikon Boatengun.

Ai është një futbollist i shumëshëtitur dhe i mirëpaguar, ndaj mund të ketë disa palë çorape më shumë në shtëpi për t’i ndërruar më shpesh.