Jeta Osh Qef
Home

Rrahu gruan para vajzës së mitur, ky është lushnjari i dhunshëm që u arrestua sot
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

5ffd6bc3bda8e2803b0182e7d9febaef_L

Dhuna në familjet shqiptare është një ndër plagët më të mëdha që mban shoqëria jonë.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe në familjen e Erjon Sulkos nga Lushnja, i cili ka rrahur bashkëshorten e tij në prani të vajzës së mitur.

42-vjeçari jetonte së bashku me gruan dhe fëmijën në një banesë në lagjen "Xhevdet Nepravishta", por për arsye ende të panjohura ai e ka dhunuar nënën e vajzës së tij.

L.S 42 vjeçe është rrahur nga i shoqi, në një ditë kur festohet dita e gruas, duke treguar edhe njëherë paradoksin e kësaj situata.