Jeta Osh Qef
Home

Gjendet i groposur një person në Fier, është vrarë para një viti
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një trup i  pajetë dhe i dekompozuar është gjetur pasditen e sotme në qytetin Fier.

Kufoma është gjetur në fshatin Daullas dhe nga informacionet paraprake dyshohet për një ngjarje të ndodhur rreth një viti më parë.

Në kanalin ku ishte groposur kufoma është gjetur gjithashtu dhe një batanije dhe një valixhe.

Ende nuk ka detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por po punohet për zbardhjen e saj.

FEATURE (3)