Jeta Osh Qef
Home

Ra nga ballkoni teksa po hapte rrobat, kjo është shqiptarja që vdiq në Itali
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Itali, ku në mënyrë tragjike, Alma Ndoji, 28 vjeçe ra nga ballkoni i banesës ku jetonte dhe humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në lagjen Rebocco, rruga “Duino” të La Spezia-s, ku jetonte bashkë me djalin rreth 1 vjeç dhe bashkëshortin.

Mediat italiane bënë me dije se 28-vjeçarja shqiptare gjeti vdekjen pasi humbi ekuilibrin teksa po nderte rrobat në ballkon.

E reja ka qenë e vetme kur ka ndodhur tragjedia, pasi fëmija ishte në kopsht dhe burri në punë.

Alma kishte shkuar në Itali prej tre muajsh (me djalin e saj) për të qëndruar me partnerin e saj, i cili ai jetonte dhe punonte prej një kohe të gjatë në një kompani ndërtimi në La Spezia.

Capture