Jeta Osh Qef
Home

Shi apo kohë e bukur? Çfarë na rezervon moti për të premten?
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paraditja e të premtes sipas Meteoalb, dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime në zonat bregdetare dhe të ulëta por vranësira kalimtare do të ketë në Veri dhe Lindje të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rritje me 2 – 3°C sjell mesdita duke ngjitur maksimumin mbi 22°C.

cats

PARASHIKIMI SIPAS IGJEUM

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Kjo për shkak të kombinimit të shkrirjes së dëborës si pasojë e rritjes së temperaturave dhe reshjeve të rëna në pjesët malore të basenit. Sot (e enjte, dt.08) dhe nesër (e premte, dt.09) në basenin Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të vazhdojë rritja e niveleve për shkak të ardhjes së prurjeve nga pjesët e larta malore në drejtim të pjesës fushore të basenit. Rritja e niveleve në pjesën e Ultësirës së Shkodrës do të varet edhe nga shkarkimet e kaskadës në Lumin Drin. Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM në pjesën e Lumit Buna dhe Liqenit të Shkodrës, do të vazhdojë zgjerimi i hartës së përmbytjeve. Prurjet më të larta janë llogaritur të arrihen sot e Enjte, 8 Mars 2018. Për arsye të rritjes së rrezikut nga përmbytja është vendosur shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet dhe jo nga reshjet e pritshme. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohet rrezik nga përmbytjet.

Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

PARASHIKIMI METEO

RESHJET

Sot pasdite (e enjte, dt.08) në shumicën e qarqeve pritet të ketë reshje, në përgjithësi, të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Vetëm në zona të kufizuara mund të ketë reshje intensive me kohëzgjatje të shkurtër, kryesisht në qarqet Tiranë dhe Elbasan.

Nesër (e premte, dt.09) nuk priten reshje.

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.09) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 / 15 °C

në vendet e ulëta: 5 / 15 °C

në vendet malore: 0 / 11 °C.

ERA

Sot pasdite (e enjte, dt.08) dhe nesër (e premte, dt.09) era pritet të fryjë e lehtë në të gjithë territorin.