Jeta Osh Qef
Home

Katër vjet pas tragjedisë në familjen Dobrushi, ku nëna vrau tre vajzat
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bashkim Dobrushi nuk ka gjetur paqe katër vjet pasi bashkëshortja e tij Edlira, vrau me thikë tre vajzat Simona, Keisi dhe Sidny në Itali.

Kjo ngjarje tronditi mbarë opinionin publik në Shqipëri dhe jo vetëm.

49-vjeçari ka folur për “Corriere Della Serra”, duke thënë se nuk ka gjetur paqe dhe ndër të tjera shton se i kujtohet si të ishte dje ai momenti kur mori lajmin e masakrimit të tre vajzave.

Ai është shprehur:

Kisha pak që isha nisur në Shqipëri për t’i shpjeguar familjes time arsyet e ndarjes me Edlirën. Kishim shumë mospërputhje. Sapo kishim firmosur edhe dokumentet tek avokati. Një natë para se të nisesha darkova me vajzat, herën tjetër i pashë pa jetë”

Media italiane bën me dije gjithashtu se Edlirën, 49-vjeçari nuk e ka takuar më dhe se ajo është mbyllur në një Institut të Shëndetit Mendor.

Bashkimi thotë se ajo për të ka vdekur që ditën që vrau vajzat.

Ai ka gjetur forcën për të ecur para dhe tashmë pret të bëhet baba i një fëmije, i cili do të jetë fryt i një marrëdhënie me Afërditën, të cilën thotë se e ka njohur në Shqipëri dy vite më parë.

Emri i fëmijës që pret do të jetë i kombinuar me inicialet e vajzave të ikura, si për të gdhendur kujtimin e tyre në një krijesë të re.

Ndërkohë, 49-vjeçari është nisur drejt Shqipërisë, për të kujtuar 9 Marsin tragjik në vendin ku ka varrosur të bijat në Kukës.