Jeta Osh Qef
Home

Aksident i rëndë në Tiranë, makina kthehet përmbys
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Tiranë.

Nga aksidenti mësohet se janë përfshirë disa automjete, ndërsa një makinë është përmbysur.

Policia njofton se nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Ndërkohë, në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur pamje të aksidentit, ku duket se aksidenti është shkaktuar si pasojë e një devijimi, për shkak të rënies së dherave në rrugë.

Qarkullimi është ndërprerë për disa minuta, ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit.