Jeta Osh Qef
Home

Historia e nënë Lilës, supergjyshja nga Tirana që po rrit stërnipin e saj
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëna Lila është një nga gratë fisnike shqiptare të cilat sakrifikojnë gjithçka kanë në jetën e tyre për t’u kujdesur për fëmijët, por edhe për nipërit dhe mbesat.

Përveç vajzës dhe djalit të saj që i ka rritur me dashuri, ajo ka rritur edhe nipin e saj Ertin dhe tashmë dërgon në kopësht stërnipin e saj të mitur.

Nënë Lila ka treguar për TCH se e ka marrë Ertin dhe e ka rritur së bashku me burrin e saj, kur nipi i vogël ishte vetëm 2 vjeç. E ka dërguar atë në kopësht dhe në shkollë deri sa shkoi në gjimnaz. Më pas ai u kthye në shtëpinë e tij, për t’u rikthyer disa vite më vonë me gruan dhe djalin në shtëpinë e gjyshe Lilës.

Ai thotë:

Unë kokën e kisha gjithmonë nga gjyshja. Kur u martova, erdha prapë te gjyshja. Ajo është kaluar Mbretëreshës."

Ndonëse tashmë një grua në moshë, fisnikëria dhe zemërmadhësia e saj nuk është zbehur dhe ajo ka rënë dakord që të jetojë së bashku me nusen e nipit të saj prej tre vitesh.

Ajo tregon:

Pasi burri më ndërroi jetë, vendosa ta marrja Ertin në shtëpinë time. Erti ishte i gatshëm. Mund të thonë që i vura telash vetes, por nuk i kam vënë telash vetes sepse ajo është vajzë e zgjuar. Unë, nga përvoja ime, duhet të jem më tolerante. Jeta është e shkurtër dhe njeriu, sidomos në këtë moshë, dashka që të mbahet mend vetëm për mirë. Pastaj, tek e fundit, kujt i shërben? Fëmijës tënd."