Jeta Osh Qef
Home

Mjekët dalin në protestë: MOS na rrisni rrogat, paguhemi shumë!
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

cats

Në një kohë kur në Shqipëri profesioni i mjekut dhe infermierit gjithmonë e më shumë po nënvleftësohen dhe nuk po paguhen siç duhet, në Kanada ndodh krejt e kundërta.

Ditët e fundit, mbi 500 mjekë e banorë si dhe 150 studentë të mjekësisë kanë bërë kërkesë që pagat e tyre të mos rriten, pasi, siç thonë, ndihen të ofenduar kur mendojnë se infermieret dhe pacientët po luftojnë me kushte të vështira pune.

Në letër shkruhet:

Ne, mjekët e Quebecit që besojmë në një sistem të fortë publik, kundërshtojmë rritjen e pagave të fundit të negociuara nga federatat tona mjekësore. Këto rritje janë më tronditëse sepse infermierët tanë, nëpunësit dhe profesionistët e tjerë, përballen me kushte shumë të vështira pune, ndërsa pacientët tanë jetojnë me mungesën e qasjes në shërbimet e kërkuara për shkak të shkurtimeve drastike të viteve të fundit dhe centralizimit të pushtetit në Ministrinë e Shëndeti. E vetmja gjë që duket të jetë imune ndaj shkurtimeve është shpërblimi ynë".

213 mjekë të përgjithshëm, 184 specialistë, 149 mjekë rezidentë dhe 162 studentë mjekësorë duan që paratë e tyre të kthehen në sistem.