Jeta Osh Qef
Home

Dani Alvesh vazhdon debatin, i kthen përgjigje Balotelit për Astorin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: Thu Mar 8

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

brezilyali-dani-alves-astori-nin-olumune-10627280_6866_ampSulmuesi italian, Mario Balotelli, doli hapur kundër fjalëve Dani Alveshit për vdekjen e futbollistit Davide Astori.

Baloteli u shpreh se Alves mund ta kishte mbajtur për vete ato komente pasi nuk ishte momenti i përshtatshëm.

Për italianin mjaftonte që Alves të shprehte ngushëllimin e tij.

Megjithatë nuk ka vonuar shumë edhe kundërpërgjigja e mbrojtësit 34-vjeçar, i cili kësaj here ka shkruar:

Nuk kisha asnjë qëllim që të ofendoja askënd. Jetoj në një botë, ku shpesh duhet të jesh hipokrit për të qenë i vlerësuar nga njerëzit. Më vjen keq, por nëse ndokush është ndjer i ofenduar nga fjalët e mia, i kërkoj falje”- përfundon statusin e tij Alves.